Notice

Trashëgimia Shpirtërore

Muzika polifonike shqiptare mund të ndahet në dy grupe të mëdha: ajo e luajtur nga Gegët (veriu i Shqipërisë) dhe ajo e luajtur nga Toskët dhe Lebërit, të cilët jetojnë në jug të vendit.

Dosja e nominuar nga UNESCO ka të bëjë me muzikën isopolifonike të luajtur nga Toskët dhe Lebërit e Shqipërisë së Jugut. Termi “ISO” ka të bëjë me “Ison” e kishës Bizantine. Isoja luhet në dy mënyra: mes Toskëve është e vazhdueshme dhe këndohet mbi rrokjen “e”, duke përdorur frymë të ndërprerë, ndërsa mes Lebërve iso këndohet si një ton ritmik, i përshtatur ndaj tekstit të këngës. Ajo ndahet në polifoni një-,dy- tre dhe katër-zërëshe.

Polifonia dyzërëshe është më e thjeshta. Ajo këndohet më shumë nga burrat, por ndonjëherë dhe nga gratë në ngjarje shoqërore si martesa, vdekja, festa të të korrave etj.

 

Iso polifonia shqiptare është realisht një ndër super vlerat e folklorit muzikor shqiptar por edhe të traditës folklorike botërore në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.

Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:

Zëri I: “ia hedh”-hedhësi ose marrësi

Zëri II: “ia pret”-pritësi

Zëri III: “mbajnë zënë”-iso

 

Në Labëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:

(Trezërësh)

Zëri I: “ia merr”- marrësi

Zëri II: “ia kthen”- kthyesi

Zëri III: “ia mbush”-mbushësat - iso

(katërzërëshi)

Zëri I: “ia merr”- marrësi

Zëri II: “ia kthen”- kthyesi

Zëri III: “ia hedh” - hedhësi

Zëri IV: “ia mbush”-mbushësat – iso

 

Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilat shprehin në thelb strukturën e iso polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.

Iso polifonia shqiptare u regjistrua në Listwn e Trashëgimisë Shpirtërore të UNESCO-s më 25 nëntor 2005.

 

Për më shumë lexoni në: http://www.isopolifonia.com.

 

Share